Lajmet e fundit
U mbajt mbledhja e konstituive e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 06.02.2008
Sot, u mbajt mbledhja Konstituive e Komisionit për Buxhet dhe Financa, nën kryesinë e Gani Kocit, kryetar i Komisionit. Duke ditur rëndësinë e këtij Komisioni në procesin e legjislacionit, anëtarët e komisionit tehun e diskutimeve të tyre e orientuan në thellimin e bashkëpunimit, në mënyrë që puna e këtij komisioni të jetë sa më efikase e konstruktive. Në vijim ata folën edhe për detyrat më parësore që i presin në këtë fillim të punës, sidomos kur është fjala për angazhimet në Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2008.