Lajmet e fundit
Nga takimi i kryeparlamentart Krasniqi me gazetarë
, 07.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, iu ka përgjigjur sot ftesës së Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës, për të debatuar me gazetarë lidhur me marrëdhëniet e Kuvendit të Kosovës me media, të transparencës së legjislativit të vendit dhe kushtet e punës që u ka ofruar Kuvendi gazetarëve, xhiruesve dhe fotoreporterëve, për të informuar në mënyrë sa më cilësore opinionin për punën e Kuvendit dhe të mekanizmave të tij, për çka kryetarja e këtij asociacioni të gazetarëve, Teuta Hykolli, e ka falënderuar kreun e Kuvendit.
“Parlamenti i Kosovës është shumë i interesuar për të avancuar demokracinë edhe në komunikimin e hapur dhe të përditshëm me media, si dhe për ta rritur transparencën e punës në raport me qytetarët, me mediet dhe me shoqërinë civile” është shprehur kryeparlamentari Krasniqi në takim me gazetarë. Kreu i Kuvendit i ka quajtur mediet pushtetin e katërt në Kosovë dhe ka shprehur dëshirën e tij që ky pushtet të jetë shumë i pavarur, sepse pavarësia e medieve dhe profesionalizmi i tyre, e ndihmon demokracinë, ka theksuar Krasniqi. Ai ka shprehur interesimin që të dëgjojë të gjitha vërejtjet e gazetarëve për funksionimin e Kuvendit, sidomos për ato që kanë të bëjnë me kushtet e raportimit të gazetarëve për aktivitetet e Kuvendit.
Gazetarët kanë theksuar transparencën në rritje të punës s Kuvendit dhe kanë lavdëruar përparimet që janë bërë në publicitetin e punës së mekanizmave të Kuvendit, si dhe përmirësimin e kushteve të punës për raportim të gazetarëve, por kanë theksuar edhe një varg pengesash burokratike që u bëhen gazetarëve brenda ndërtesës së Kuvendit.
Kryeparlamentari Krasniqi i ka garantuar përfaqësuesit e medieve se ai si udhëheqës i Kuvendi, por edhe këshilltarët e tij dhe Zyra për marrëdhënie me media, do të jenë të hapur për komunikim me gazetarë, se do të trajtohen pa privilegj të gjitha mediet që informojnë për punën e Kuvendit, por ka kërkuar nga gazetarët që gjithashtu të jenë korrekt dhe të raportojnë sa më profesionalisht.
Nga takimi ka dalë vlerësimi se do të ishte me interes që, së pakut një herë në muaj, kryeparlamerntari të ketë një takim të tillë të shlirshëm më gazetarë.