Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ka emëruar këshilltarët e tij
, 08.02.2008
Këshilltari i lartë politik dhe shef i kabinetit të kryeparlamentarit Krasniqi, Mehmet Hhajrizi, i lindur më 7.02.1948 në Strofc të Vushtrrisë, ka mbaruar Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.
Në vitet ‘70 për dhjetë vjet ka qenë veprimtar dhe udhëheqës në Lëvizjen kombëtare të Kosovës.
Më 1981 dënohet me 12 vjet burg për veprimtari politike çlirimtare.
Nga viti 1992 vazhdoi angazhimin politik në organe udhëheqëse të subjektit politik shqiptar në Kosovë, duke qenë anëtar kryesie (LDK), Sekretar i përgjithshëm (LBD), deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Këshillit Qendror të Financimit etj.
Në shkurt 1999 merr pjesë në Konferencën e Rambujesë si anëtar i Delgacionit të Kosovës dhe anëtar i Grupit Politik Negociator të tij.
Më 2 prill 1999 emërohet zëvendëskryetar i Qeverisë së Përkohshme.
Nga viti 1999 ishte anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës, bashkëkryesues i Departamentit të Rindërtimit dhe sekretar i përhershëm i kryeministrisë.
Këshilltari për çështje ligjore dhe juridike, i kryeparlamentarit Krasniqi, Eshref Vishi, i lindur më 30.6.1964 në Lirishtë ( Dubravë )të Kaçanikut, ka mbaruar Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Ka qenë kryesues i Njësisë së Revizionit të Brendshëm dhe Kontrollit të Menaxhimit në Ministria e Shërbimeve Publike (tetor 2003- dhjetor 2005), Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës së Kaçanikut (shkurt 2001- tetor 2003), sekretar gjenaral i Bordit Administrativ në këtë komunë (korrik 1999- shkurt 2001), si dhe trajner i Shërbimit Civil të Kosovës, në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Këshilltari për çështje ekonomike dhe të financave, Basri Musmurati, i lindur më 15.04.1947 në Poliçkë të Dardanës (ish Kamenica), ka mbaruar Fakultetin Filozofik në Prishtinë, më 1972.
Ka punuar për 11 vjet në arsim (profesor i shkollave të mesme) në Gjilan,.
Punoi në organizimin ilegal politik në Kosovë nga 1968 – 1981, kur edhe dënohet me 11 vjet burg të rëndë, për veprimtari politike.
Ishte organizator i Zonës Operative të Karadakut dhe anëtar i Shtabit të kësaj zone.
Në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës ishte zëvendësministër i Pushtetit Lokal. Më pastaj edhe anëtar i Këshillit të Përkohshëm të Kosovës dhe anëtar i Kryesisë së PDK-së.
Këshilltari për marrëdhënie me media, Ismet Hajrullahu, i lindur më 13.3.1964, në fshatin Banullë të Lipjanit, ka diplomuar në Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës.
Nga viti 2000-2007 ka qenë udhëheqës i Divizionit për Media dhe informim në Departamentin për Çështje Jorezidente të Ministrisë së Kulturës.
Në vitet 2000-2004 ishte kryeredaktor i revistës për mërgatë “Ura”.
Në cilësinë e këshilltarit të kryaeparlamentarit Krasniqi vjen nga pozita e kryeredaktorit të gazetës “LAJM” të Prishtinës.