Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeadministratorin e Kosovës Ryker

, 11.02.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim të rregullt pune, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Joakim Ryker. Në takim u bë fjalë për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Vëmendja e bashkëbiseduesve u përqendrua edhe në detyrat që e presin Kuvendin e Kosovës në fushën e legjislacionit, sidomos për ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit.
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeadministratorin e Kosovës Ryker