Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi takon kryetarët e komisioneve parlamentare
, 11.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka takuar sot, në një mbledhje të përbashkët, kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ka biseduar me ta lidhur me procedimin e Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar.
Duke marrë parasysh rëndësinë e miratimit në kohë sa më të shkurtër të Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2008, kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar se duhet parë edhe mundësia që në seancë plenare të ndryshohet rregulla 61 e Rregullores së Punës së Kuvendit, në mënyrë që të miratohet me procedurë të përshpejtuar ky projektligj, sikurse do të veprohet edhe me procedurat e miratimit të simboleve shtetërore të Kosovës, Kushtetutës dhe të ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit.
Kryetarët e Komisioneve janë pajtuar që të përshpejtohet miratimi i Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2008, si dhe i projektligjeve dhe i çështjeve të tjera të rëndësishme për funksionimin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.