Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi shefin e ZNC-së, Jonas Jonsson
, 11.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot shefin e Zyrës Ndërkombëtare Civile në Prishtinë, Jonas Jonsson, me të cilin bisedoi për veprimet që do të ndërmarrë Kuvendi në vigjilje dhe në afatin sa më të shkurtër pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Zotëri Jonsson, duke e uruar kryeparlamentarin Krasniqi për postin, në të cilin është zgjedhur dhe duke përcjellë përgëzimet e Unionit Evropian për krijimin e institucioneve qendrore të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e nëntorit, ka theksuar se për Unionin Evropian është shumë e rëndësishme miratimi në kohë sa më të shkurtër i Kushtetutës së Kosovës dhe i pakos legjislative.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka garantuar shefin e ZNC-së, Jonsson, se Kuvendi do t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që ka në raport me Deklaratën e Pavarësisë, në raport me Kushtetutën dhe me ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit.
Duke i miratuar këto çështje tepër të rëndësishme për ardhmërinë e vendit, për Kosovën, për institucionet dhe qytetarët e saj krijohen mundësi dhe raporte të reja me të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, janë pajtuar bashkëbiseduesit.