Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasnqi priti shefin e Zyrës së Turqisë në Kosovë, z. Mustafa Sarnyç
, 12.02.2008
Turqia gjithnjë ka qenë përkrahëse e proceseve në Kosovë dhe do të bëjë gjithçka që është e mundshme që edhe në të ardhmen ta mbështesë Kosovën. Ky ishte konstatimi më thelbësor i takimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Jakup Krasniqi me shefin e Zyrës së Turqisë në Kosovë , z. Mustafa Sarnyç.
Në takimin e sotëm shefi i Zyrës së Turqisë pasi përcolli urimet më të përzemërta të tij dhe të institucioneve të Turqisë për zgjedhjen në postin e ri, kryeparlamentarit Krasnqi, i dorëzoi edhe një mesazh të kryetarit të Kuvendit të Turqisë, z. Këksall Toptan.
Ishte një takim i përzemërt, tha Jakup Krasniqi, duke u prononcuar para medieve. Shprehëm falënderimet më të mëdha për Turqinë, për përkrahjen që na ka dhënë gjatë dhe pas luftës në kontinuitet. Turqia ishte vazhdimisht në mbështetje të proceseve që zhvilloheshin në Kosovë, mbështetje kjo që po vijon edhe më tutje. Me Turqinë kemi lidhja historike, duke ditur se këtu jetojnë qytetarë turq, ndërsa po kështu edhe në Turqi jetojnë shqiptarë që marrin pjesë në jetën politike dhe ekonomike. Këto marrëdhënie do të marrin dimensione të reja pas pavarësisë së vendit, tha kryeparlamentari Krasniqi.
Në këtë takim, trajtuam marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, duke vlerësuar se marrëdhënit politike ndërmjet Turqisë dhe Kosovës janë në nivel shumë të lartë, tha z. Mustafa Sarnyç. Turqit që jetojnë në Kosovë dhe qytetarët me origjinë nga Kosova që jetojnë në Turqi janë urë lidhëse ndërmjet Turqisë dhe Kosovës. Biseduam edhe për zhvillimin e marrëdhëniet kulturore, si dhe rreth investimeve në periudhën e ardhshme. Një segment i rëndësishëm do të jetë edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë. Në këtë vështrim z. Sarnyç përmendi interesimin e një universiteti shtetëror turk dhe të një spitali privat nga ky vend, të cilët dëshirojnë të investojnë nga lëmenjtë përkatës.