Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi shefin e Zyrës Kroate në Prishtinë, Davor Vidish
, 12.02.2008
Shefi i Zyrës Kroate në Prishtinë, Davor Vidish, e ka uruar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, për postin, në të cilin është zgjedhur, si dhe ia ka përcjellë atij përgëzimet e kryetarit të Saborit kroat dhe të institucioneve të tjera qeveritare të këtij vendi. Ai e ka vlerësuar historik momentin, të cilin po e kalon Kosova dhe populli i saj, ndërkaq, ka shprehur vullnetin e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës në të gjithë lëmenjtë e jetës. Diplomati kroat i ka uruar fat kreut të legjislativit dhe Kosovës në ditët e mëdha që pritet të ndodhin.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka falënderuar Kroacinë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, kurse ka shprehur besimin se Kroacia do të jetë ndër parat vende që do ta njohin pavarësinë e Kosovës, sepse vendi ynë tanimë po e përmbyll procesin shtetformues, sikurse edhe Kroacia këtu e shtatëmbëdhjetë vjet më parë, ka spikatur Krasniqi. Ai ka përkujtuar se Kosova dhe Kroacia për shumë dekada kanë jetuar, pavullnetshëm, në një shtëpi të përbashkët, prandaj edhe kanë ruajtur marrëdhëniet e mira të ndërsjella, të cilat, shumë shpejt, do të ngritën në një nivel më të lartë dhe cilësor.
Në pyetjet e gazetarëve, pas takimit, lidhur me kërcënimet serbe për Kosovën dhe për garancitë NATO-s për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit, kryeparlamentari Krasniqi është përgjigjur se numri i shteteve të cilat e përkrahin pavarësinë e Kosovës është shumëfish më i madh se i atyre që e kundërshtojnë atë. Ai i ka falënderuar vendet e Unionit Evropian, SHBA-të dhe vendet tjera demokratike për mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovë, ndërkaq, i ka porositur ata që përpiqen ta pengojnë pavarësinë se është në interes të vetë atyre, në interes e proceseve demokratike, që të shkëputen nga e kaluara dhe të fillojmë një shekull të ri, për të krijuar vlera të reja kombëtare dhe ndërshtetërore.