Lajmet e fundit
Mbledhja Konstituive e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 12.02.2008
Sot, u mbajt mbledhja Konstituive e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Kosovës , të cilën e kryesoi Esad Brajshori, kryetar i Komisionit. Vëmendja e anëtarëve të Komisionit u përqendrua kryesisht në metodën e punës dhe inkuadrimin sa më të shpejt e efikas në dinamikën e fushës së legjislacionit. Në këtë frymë u tha se Komisioni duhet të punojë me intensitet të shtuar të punës , sidomos kur është fjala për shqyrtimin e projektligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, në mënyrë që të mos ketë zvarritje në procedimin e tyre për shqyrtim e aprovim në Kuvend.