Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi
, 12.02.2008
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Bahri Hyseni, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2008, duke konstatuar se projekrligji në fjalë ka bazë juridike dhe kushtetuese për t’u proceduar për shqyrtin të parë në Kuvendin e Kosovës. Duke i parë, ndërkaq, kërkesat e Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për rritjen e mbështetjes buxhetore për to, Komsisioni për Legjislacion i rekomandon Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, që t’i shqyrtojë këto kërkesa para shqyrtimit të dyë të projktligjit nga seanca plenare.
Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, në po këtë mbledhje, ka shqyrtuar propozimin për fushëveprimin e tij, si dhe ka formuar grupet e punës për hartimin e Planit të punës për vitin 2008 dhe për hartimin e rregullave të punës së Komisionit, çështje këto që kanë mbetur të përfundohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.