Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës

, 12.02.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me udhëheqjen e Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës , të kryesuar nga Haxhi Arifi, kryetar i BSPK-së, i shoqëruar edhe nga Hasan Abazi dhe Xhafer Xhaferi. Me këtë rast u fol për proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova, duke u përqendruar edhe në problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit e Kosovës. Në këtë takim udhëheqja e BSPK-së kërkoi një përkrahje më të madhe nga ana e Kuvendit të Kosovës.