Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetaren e Kongresit Amerikan, Nency Pelosi
, 12.02.2008
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetaren e Kongresit Amerikan, Nency Pelosi, me rastin e vdekjes së kongresmenit amerikan, Tom Lantos. Në telegram thuhet:
E nderuar zonjë Pelosi,
Me hidhërim të thellë mësova lajmin për humbjen e kongresmenit amerikan dhe mikut të madh të shqiptarëve, Tom Lantos.
Jeta dhe vepra e Tij, në mbështetje të të drejtave të njeriut, mbeten për të gjithë njerëzimin një burim frymëzimi për të promovuar pandërprerje vlerat e demokracisë, tolerancës dhe shpresës për një ardhme më të mirë.
Përfitoj nga rasti të evidentoj edhe një herë, kontributin e spikatur dhe të vazhdueshëm që Ai ka dhënë në drejtim të njohjes së çështjes shqiptare në kancelaritë ndërkombëtare, duke qenë një zë i fuqishëm dhe një pike referimi për realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar të Kosovës për liri dhe pavarësi.
Me këtë mesazh deshiroj t’ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush familjes së Tij, solidaritetin dhe ngushellimet e mia më të sinqerta.
Sinqerisht i Juaji
Jakup Krasniqi