Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ë Kuvendit të Kosovës

, 12.02.2008




Komisioni për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, që e krysoi z. Sadik Idriz, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen konstituive, në të cilën pos njohjes së ndërsjellë të anëtarëve të Komisionit, në rendin e ditës kishte fushëveprimin e Komisionit për vitin 2008.

Në këtë mbledhje, të përmendur më lart, duke folur për fushëveprimin e këtij komisioni për vitin 2008 parimisht u tha se ky komision funkcional mbulon fushëveprimin e dy ministrive, të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, kështu që aktivitetet kryesore të këtij komisioni do të ndërmerren në këto fusha. Në të njëjtën kohë ky komision ndër të tjera, sivjet aktivitetin e vet do ta orientoj në nxjerrjen e disa ligjeve më të rëndësishme, si p.sh. të Ligjit për punë, të Ligjit për sigurimin social, të Ligjit për sindikatat, të Ligjit për grevat, si dhe për nxjerrjen e disa rekomandimeve, të akteve ligjore e nënligjore të fushëveprimit të këtij komisioni.
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie  Sociale ë Kuvendit të Kosovës