Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Bujqësi, Pylltari,Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës

, 12.02.2008




Komisioni për Bujqësi , Pylltari,Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës,që e kryesoi z.Lulzim Zeneli,kryetar i Komisionit, sot e mbaj mbledhjën konstituive,në të cilën pos njohje së ndërsjellë të anëtarëve të Komisionit, në rend dite kishte edhe fushëveprimin e këtij komisioni për sivjet.

Në mbledhjen e përmendur më lart, duke folur për fushëveprimin e këtij komisioni për sivjet, u tha se ky komision mbulon fushëveprimin e dy ministrive : të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Pylltarisë dhe të Ministrisë së Mjedisit e të Planifikimit Hapësinor, kështu që ky komision, krahas monitorimit të punës së këtyre ministrive, do të japë kontribut edhe në fushat e tjera.
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për Bujqësi, Pylltari,Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës