Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 13.02.2008
Komisioni për buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2008. Anëtarët e Komisionit , në mesin e të cilëve ishin edhe zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe drejtori i kësaj ministrie, përkatësisht Bedri Hamza dhe Agim Krasniqi, zhvilluan një debat të gjerë lidhur me këtë Projektligj, i cili për shkak të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova shqyrtohet në një procedurë të shpejtuar. Pas diskutimeve të shumta dhe vërejtjeve e disa amendamentimeve anëtarët e Komisionit u pajtuan që ky Projektligj të procedohet për shqyrtim të mëtejmë (miratim ) në Kuvend.