Lajmet e fundit
U mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport
, 13.02.2008
Sot, u mbajt mbledhja konstituive e Komisionit për Arsim , Shkencë,Teknologji, Kulturë ,Rini dhe Sport i Kuvendit të Kosovës , i kryesuar nga Agim Veliu, kryetar i Komisionit. Të vetëdijshëm për segmentet e rëndësishme që përfshin ky Komision, anëtarët e tij u angazhuan për një punë me përgjegjësi, për të siguruar një dinamikë të nevojshme në fushën e legjislacionit dhe çështjeve të tjera që do t’ i kenë në rendin e ditës. Në këtë frymë ata u zotuan , që jo vetëm të presin nismat që do të vijnë në këtë komision nga ministritë përkatëse, por edhe t’ iu paraprijnë proceseve. Për të siguruar një punë sa më efektive e të planifikuar, ata u pajtuan që në mbledhjen vijuese të bëjnë një Program të punës për këtë vit.