Lajmet e fundit

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës

, 13.02.2008




Komisioni për Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, që e kryesoi z. Ismet Beqiri, kryetar i Komisionit, mbajti sot mbledhjen konstituive ,në të cilën, pos njohjes së anëtarëve të Komisionit, në rend dite kishte edhe fushëveprimtarinë e këtij Komisioni.

Duke folur për veprimtarinë e këtij Komisioni, u tha se ky Komision përfshin lëmin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, personat e pagjetur dhe peticionet, kështu që ky komision krahas punëve të tjera do të japë kontributin e tij në zgjidhjen e ankesave dhe në monitorimin e tyre në ato institucione ku ato adresohen. Në këtë drejtim u tha se do të hartohet edhe Projektligji për Personat e Pagjetur dhe do të bashkëpunohet me familjarët dhe me asociacionet përkatëse.
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës