Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti një ekip të ekspertëve të Gjenevës

, 14.02.2008




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me një ekip ekspertësh nga Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura, të kryesuar nga Wim Van Eekelen, ish- deputet i Holandës dhe ish- ministër i mbrojtjes së këtij vendi, në të cilin temë thelbësore ishte bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës në lëmin e sigurisë dhe të mbrojtjes . Ekipi nga Gjeneva, krahas punës në mbledhjen e fakteve nga sfera e sigurisë në Kosovë, ofroi bashkëpunim e shërbime për Kuvendin e Kosovës përkitazi me mbikëqyrjen parlamentare në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Ky bashkëpunim do të zhvillohet në vazhdimësi , sipas dinamikës së formimit të komisioneve nga lëmi i inteligjencës dhe mbrojtjes.

Kryeparlamentari Krasniqi tha se është e nevojshme të organizohen trajnime të deputetëve të Kosovës për këto fusha të rëndësishme , para se të formohen komisionet përkatëse.
Kryeparlamentari Krasniqi priti një ekip të ekspertëve të Gjenevës