Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri

, 14.02.2008




Shqyrtimi i Projektligjit për Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2008 dhe i planit të punës së Komisionit për këtë vit, ishin tema qendrore të mbledhjees së sotme të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Rrustem Mustafa, kryetar i Komisionit. Sa i përket Projektligjit për Buxhet u tha se segmentet e sigurisë është dashur të kenë një mbështetje më të madhe financiare, ndaj është e nevojshme që me rastin e shyrtimit gjashtëmujor të rishikohen mundësitë , që pjesa e buxhetit për këto segmente të jetë më e kënaqshme.

Për shkak të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova , anëtarët e Komisionit u pajtuan që të votojnë për këtë Projektligj, në mbledhjen e nesërme të Kuvendit, por duke marrë parasysh edhe këtë rekomandim. Ndërkaq, sa i përket Planit të punës për këtë vit u tha se ai përfshin objektivat e këtij Komusioni, por ai në ndërkohë mund t’ i përshtatet dinamikës së arritjes së projektligjeve për shqyrtim. Me këtë rast u fol edhe për trajnimet që do të organizohen për anëtarët e Komisionit nga OSBE-ja. Pritet që nga fundi i këtij muaji dhe në fillim të marsit të organizohet një trajnim për anëtarët e këtij Komisioni.
Mbledhja e Komisionit  për Punë të Brendshme dhe Siguri