Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti e Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava
, 14.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, priti sot në një takim Myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. Me këtë rast Myftiu Naim Tërnava i shprehu përgëzime kryeparlamentarit për zgjedhjen në këtë post. Në vijim Naim Tërnava e njohu kryeparlamentyarin Krasniqi se ia ka dorëzuar letrën e kryeparlamentarit mbretit të Arabisë Saudite, shkëlqesisë së tij Abdullah Din Abdulaziz, nëpërmjet të së cilës kryeparlamentari Krasnqi kishte kërkuar nga Arabia Saudite të njihet pavarësia e Kosovës dhe njëkohësisht ky shtet të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen e shtetit të Kosovës edhe nga shtetet tjera, si dhe të angazhohet për pranimin e Kosovës në OKB.
Në këtë takim Myftiu Tërnava i përcolli kryeparlamentarit Krasniqi urimet dhe përshëndetjet e shkëlqesisë së tij Abdullah Din Abdulaziz për postin në krye të Kuvendit. Shkëlqesia e tij Abdullah Din Abdulaziz, tha Tërnava, i jep mbështetje pavarësisë së Kosovës, si dhe shpreh angazhimin e tij se do të përpiqet të ushtrojë ndikimin e tij edhe në shtetet tjera për ta njohur pavarësinë e Kosovës . Ai premton edhe hapjen e Ambasadës së Arabisë Saudite në Prishtinë pas njohjes së pavarësisë së vendit tonë. Arabia Saudite dërgon edhe mesazhe për gatishmërinë e saj për të investuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.