Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi nderon të rënët e familjes Jashari

, 17.02.2008




Pak orë para se Kuvendi i Kosovës të shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, sot në mëngjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Ibrahim Gashi dhe Nexhat Daci, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Ramë Buja dhe bashkëpunëtorët e kryeparlamentarit, ka bërë homazhe tek varret e anëtarëve të familjes Jashari dhe ka vënë lule të freskëta mbi varrin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Homazhet në varrezat e familjes dëshmore Jashari, në Prekazin e luftërave çlirimtare të shqiptarëve, në këtë ditë historike për popullin e Kosovës, përçojnë mesazhin kuptimplotë se rrënjët e shtetit të pavarur të Kosovës qëndrojnë në gjakun e të rënëve për liri.
Kryeparlamentari Krasniqi nderon të rënët e familjes Jashari