Lajmet e fundit
Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
, 17.02.2008
Sot, u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme solemne dhe plenare e Kuvendit të Kosovës , e kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në rendin e ditës të së cilës ishin miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës dhe miratimi i simboleve shtetërore të Kosovës. Kërkesa e përbashkët për këtë mbledhje u shtrua nga kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri i Kosovës , Hashim Thaçi. Në mbledhje , në të cilën merrnin pjesë 109 deputetë, ishin të pranishëm edhe shumë mysafirë, nga radhët e përfaqësive diplomatike, si dhe pjesëtarët e familjes së Adem Jasharit dhe të ish- presidentit Ibrahim Rugova.
Duke përshëndetur të pranishmit kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha se paqe dhe liri të vërtetë mund të ketë vetëm ndërmjet njerëzve të lirë dhe të barabartë. Kosova e pavarur do të jetë atdhe i qytetarëve të barabartë të shoqërisë së ngritur mbi vlerat më demokratike të bashkësisë ndërkombëtare. Brezi i sotëm ka privilegj të veçantë , por edhe përgjegjësi për kthesa të mëdha drejt vlerave më të larta demokratike. Kosova kurrë më shumë se sot nuk ka pasur miq, por në të ardhmen do të ketë edhe më shumë. Në vijim kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, paraqiti para deputetëve arsyetimin për konvokimin e kësaj mbledhjeje të jashtëzakonshme, duke theksuar se bashkë me presidentin, Fatmir Sejdiu, ka vendosur të thërrasë këtë mbledhje në përputhshmëri me Kornizën Kushtetuese.
Që nga sot , tha Thaçi, Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë, brenda botës demokratike, të cilën po e bëjmë bashkërisht. Ai në vijim përshkroi edhe rrugën e gjatë plot sakrifica, fryt i të cilave është edhe ky akt historik i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Në këtë frymë ai shprehu mirënjohje të gjithë atyre që nuk kursyen as jetën për këtë ditë, por njëkohësisht shprehu mirënjohje edhe miqve të Kosovës që e ndihmuan dhe po e ndihmojnë në çastet më vendimtare. Para nesh shtrohen shumë sfida , por të gjitha këto do t’ i tejkalojmë. Kosova do të jetë shtet i të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke garantuar të drejtat për të gjithë qytetarët, sidomos kur është fjala për minoritetet. Në këtë vështrim ai kërkoi që minoritetet të jenë pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes, ndërsa praktikat diskriminuese nuk do të kenë vend në Kosovë. Kryeministri Hashim Thaçi i bwri një vështrim edhe detyrave që na presin në fushën e aprovimit të ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit, të cilat do të jenë prioritet për ne, theksoi Thaçi.
Duke marrë fjalën presidenti Fatmir Sejdiu tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës shpreh vullnetin e pathyeshëm të popullit tonë, i cili pati aq shumë sakrifica deri në arritjen e lirisë së tij. Pavarësia e Kosovës shënon fundin e shpërbërjes së Jugosllavisë. Kosova do të jetë shtet demokratik e shumetnik me synim të veçantë drejt integrimeve të aleancës veriatlantike. Kushtetuta e Kosovës do të garantojë të gjitha të drejtat për të gjithë qytetarët e saj. Ajo po merr përgjegjësitë e saj si shtet, tani në pritje edhe të njohjes ndërkombëtare.
Para deputetëve, pastaj, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi prezantoi Deklaratën e Pavarësisë , i shoqëruar me duartrokitje frenetike. Thaçi me këtë rast shprehu edhe mirënjohjen e madhe për përkrahjen e Kosovës nga ana e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Deputetët pastaj votuan njëzëri Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.
Pas votimit të shoqëruar me duartrokitje të gjata, Jakup Krasniqi tha se me këtë akt Kosova shpallet shtet i pavarur, i lirë dhe sovran. Kryetari i Kosovës Sejdiu , kryeministri Thaçi , kryeparlamentari Krasniqi, si dhe të gjithë deputetët, pastaj nënshkruan solemnisht Deklaratën e Pavarësisë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan njëzëri edhe simbolet shtetërore të Kosovës,flamurin dhe stemën.