Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 19.02.2008
Sot, u mbajt mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikës së Kosovës , të cilën e kryesoi Esad Brajshori, kryetar i Komisionit. Me këtë rast Komisioni shqyrtoi kërkesën e TV Mitrovica, pas ndalimit të emetimit të programit të tij nga ana e Bordit të KPM-së, për shkak se , si u tha , ky televizion nuk iu ka përmbajtur licencës, sa i përket hapësirës emetuese. Në këtë mbledhje , përkatësisht, një forme të dëgjimit publik, ishin ftuar edhe përfaqësuesit e KPM-së, të TV- Mitrovica dhe të Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës. Komisioni dëgjoi ankesën e drejtorit të këtij televizioni, si dhe arsyetimet që u dhanë nga ana e shefes ekzekutive të Bordit të KPM-së , Naile Selimaj. Palët me këtë rast ia dorëzuan Komisionit edhe dokumentacionin përkatës për këtë kontest.