Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 19.02.2008
Në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, kanë kaluar shqyrtimin e parë dhjetë projektligje që burojnë nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Marti Ahtisarit.
Paraprakisht, kryeparlamentari Krasniqi i ka përgëzuar deputetët për aktin e shpalljes së pavarësisë, qytetarët e Kosovës për manifestim shumë dinjitoz të kësaj dite të shënuar, kurse mediet për prezantim shumë profesional të kësaj ngjarje dhe të shumë të tjerave, të cilat e kanë përcjellë këtë akt sublim.
Kryeministri i Kosovës; Hashim Thaçi ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Projektligjin për privilegje dhe imunitete diplomatike. Ai foli për rëndësinë që ka miratim i tyre për funksionimin e shtetit të ri të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka prezantuar katër projektligje të tjera: Projektligjin për shtetësinë, atë për Policinë, Projektligjin për Inspektoratin policor, si dhe atë për Dokumentet e udhëtimit.
Ministri i Shërbimeve Publike, Arsim Bajrami ka prezantuar Projektligjin për përdorimin e simboleve shtetërore, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar ka prezantuar Projektligjin për zonat e veçanta të mbrojtura, ndërkaq, ministri i pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka prezantuar Projektligjin për vetëqeverisjen lokale dhe Projektligjin për kufijtë administrativ komunal.
Të gjithë prezantuesit e projektligjeve kanë ftuar deputetët që t’i miratojnë këto projektligje, ndërkaq sipas një vendimi të mëhershëm të Kuvendit, për këto projektligje kanë diskutuar vetëm shefat e grupeve parlamentare.
Duke qenë se këto projektligje shqyrtohen me procedurë të përshpejtuar, konform vendimit të seancës plenare të 15 shkurtit, deri në shqyrtimin e dytë, në seancën e nesërme të këtyre projektligjeve, me amendamentimin e tyre do të merret komisioni ad-hoc, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës.