Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith
, 20.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot përfaqësuesin e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, z. Pieter Feith, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të UE-së, EULEX.
Kryeparlamentari Krasniqi e ka njoftuar z. Feith për punën e madhe që ka bërë Kuvendi i Kosovës për përgatitjen e vendit për pavarësi, si Deklarata e Pavarësisë, hartimi i Kushtetutës së vendit, ligjet nga Pakoja e Ahtisarit e të tjerë. Ai ka shprehur kënaqësinë për manifestimin dinjitoz të qytetarëve të Kosovës, me rastin e pavarësisë së vendit, që ka kaluar pa ndonjë ekses, kurse protestat e qytetarëve serbë nëpër disa lokalitete të Kosovës, i ka vlerësuar se ishin brenda ligjit, por jo edhe eskalimi i djeshëm, i frymëzuar dhe i nxitur nga qarqe nacionaliste serbe dhe ruse, që kanë rrezikuar sigurinë në Kosovë. Ai ka shfaqur shpresën se me kalimin e kohës dhe me ndihmën e Unionitt Evropian, gjendja do të qetësohet dhe qytetarët serbë do ta ndjejnë Kosovën për atdhe të tyre.
Misionit të UE-së, EULEX vjen në Kosovë për ta ndihmuar popullin e saj, për të rritur sigurinë dhe ndihmuar paqen, stabilitetin dhe drejtësinë e vendit, është shprehur përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, të cilin e ka impresionuar entuziazmi, por edhe kultura e manifestuar e qytetarëve të Kosovës në ditën e pavarësisë së vendit. Ai ka shprehur gatishmërinë e UE-së për ta ndihmuar vendin tonë për të ngritur një shoqëri të vërtetë demokratike e multietnike, në të cilën do të jenë të përfaqësuara të gjitha entitetet. Fejth ka lavdëruar punën e Kuvendit, por ka theksuar se miratimi në një afat sa më të shkurtër të Kushtetutës së vendit, do të reflektohet pozitivisht tek një sërë vendesh për njohjen e shtetit të Kosovës. Ai, ndërkaq, është shprehur se do të punojë edhe me NATO-n dhe OKB-në që Serbia të respektojë e integritetit territorial të Kosovës.
Bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer urimet për detyrat me përgjegjësi që kanë marrë dhe janë shprehur për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
Zotëri Fejth, ka pasur sot edhe një takim të përbashkët me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, zotërinjtë: Xhavit Haliti, Sabri Hamiti, Nexhat Daci, Xhezair Murat dhe Naim Maloku, në të cilin vënë në spikamë rëndësinë që ka për avancimin demokratik të Kosovës, miratimi i një grupi ligjesh që shtojnë garancitë për e pjesëtarëve të minoriteteve.
Anëtarët e Kryesisë kanë përshëndetur Misionin e Unionit Evropian në Kosovë dhe kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim dhe partneritet me këtë mision.