Lajmet e fundit
Nga punime e seancës plenare
, 20.02.2008
Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Kosovës, e drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka miratuar nëntë ligje që burojnë nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Marti Ahtisarit. Bashkë me amendamentet, të cilat, pas shqyrtimit të parë në seancën e djeshme, i ka hartuar Komisioni ad-hoc, i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, në seancën e 15 shkurtit të këtij viti, janë miratuar: Projektligji për privilegje dhe imunitete diplomatike, Projektligji për shtetësinë, Projektligji për policinë, Projektligji për Inspektoratin policor, Projektligji për dokumentet e udhëtimit, Projektligji për përdorimin e simboleve shtetërore, Projektligji për zonat e veçanta të mbrojtura, Projektligji për vetëqeverisjen lokale dhe Projektligji për kufijtë administrativ komunal. Projektligji për
Ministrinë e Punëve të Jashtme i kthehet Qeverisë, sepse teksti që kishte arritur në Kuvend nuk ishte versioni përfundimtar i projektligjit
Ministrinë e Punëve të Jashtme i kthehet Qeverisë, sepse teksti që kishte arritur në Kuvend nuk ishte versioni përfundimtar i projektligjit