Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti ushtruesin e detyrës së Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashari
, 21.02.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, u takua sot me ushtruesin e detyrës së Avokatit të Popullit, z.Hilmi Jashari. Temë bosht e këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kuvendit dhe Avokatit të Popullit. Në prononcimin para medieve kryeparlamentari Krasniqi theksoi se institucioni i Avokatit të Popullit është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Në këtë takim, theksoi ai, u bisedua edhe për çështjen e vonesës së zgjedhjes së Avokatit të ri, që ka qenë në procedurë në përbërjen e kaluar të Kuvendit. Ne, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, këmbyem mendime se si do të procedohet kjo çështje, pra a do të vazhdohet me procedurën e filluar, apo do të shpallet konkursi i ri për këtë post. Kjo çështje shumë shpejt do të shtrohet në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës dhe do të merret vendimi se si do të veprohet, në mënyrë që sa më shpejt të zgjedhet Avokati i ri i Popullit, në mënyrë që ky institucion të vazhdojë punën, duke qenë gjithnjë i pavarur, t’ i raportojë Kuvendit dhe të jetë adresë e ankesave të qytetarëve..
Ndërkaq, Hilmi Jashari, tha se në takim u bisedua për bashkëpunimin e Avokatit të Popullit me Kuvendin e Kosovës, mekanizëm i të cilit është, si dhe për disa probleme që kërkojnë zgjidhje, e që kanë mbetur nga e kaluara . Morëm premtime, tha z. Jashari, si për shpejtimin e zgjedhjes së Avokatit të ri të Popullit, ashtu edhe për për zgjidhjen e problemeve. Bashkëbiseduesit kishin rënë në ujdi edhe për çështjen e diskutimit të raportit vjetor të Avokatit të Popullit, përkatësisht për një informim të rregullt të Kuvendit për punën e këtij institucioni të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.