Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryetarin e Parlamentit Slloven, Cukiati

, 28.02.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetarit të Parlamentit Slloven, France Cukiati, me rastin e vdekjes së ish- presidentit të republikës së Sllovenisë, Janez Dërnovshek.

Në telegram thuhet:

I nderuar z. Cukjati,

Prishtinë, 23.02.2008

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Dërnovshek.

Përfitoj nga rasti të vlerësoj faktin se, Presidenti i nderuar ka dhënë një kontribut të spikatur në shkëputjen e Sllovenisë nga ish-Jugosllavia dhe vendosjen e një sistemi demokratik shumëpartiak. Sot të gjithë ne jemi dëshmitarë se si Sllovenia është kthyer në një model të një demokracie të qëndrueshme perëndimore dhe të një ekonomie të zhvilluar tregu. Në të gjithë këto hapa viganë që ajo ka ndërmarrë, duke ja dalë gjithmonë me sukses, jeta, vepra dhe kontributi i Presidentit Dërnovshek, do të mbetet i pazëvendësueshëm

Prandaj humbja e Tij, ka qenë një lajm i hidhur jo vetëm për popullin slloven por edhe për të gjithë miqtë e Tij, të cilët ndiqnin me vëmendje dhe admirim këto zhvillime të cilat i dhanë Sllovenisë vendin e merituar në familjen e madhe europiane dhe euroatlantike.

Me këtë mesazh dëshiroj t’ju shpreh Juve dhe nëpërmjet Jush, familjes së Tij, dhe popullit slloven, solidaritetin dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Sinqerisht i Juaji

Jakup Krasniqi