Lajmet e fundit

Nga punimet e ditës së katërt të seancës plenare të Kuvendit

, 29.02.2008




Në ditën e katërt të seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, janë shqyrtuar dhe janë miratuar në parim gjashtë projektligje.

Projektligjin për ushqimin dhe atë për organizmat e modifikuar gjenetikisht i ka prezantuar ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi, Projektligjin për provimin përfundimtar dhe të maturës e ka prezantuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, kurse prezantimin e Projektligji për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, e ka bërë zëvendsktyeministri, Ramë Manaj. Projektligjin për mbrojtjen e mjedisit ka prezantuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, kurse atë për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e ka prezantuar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.

Seanca ka autorizuar komisionet kryesore dhe ato funksionale për shqyrtimin dhe amendamentimin e këtyre projektligjeve, para shqyrtimit të dytë.

Seanca vazhdon punimet ditën e hënë, në orën 10:00.
Nga punimet e ditës së katërt të seancës plenare të Kuvendit