Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi bashkë me Kryesinë pret një delegacion parlamentar nga Estonia
, 29.02.2008
Në takimin e përbashkët që sot udhëheqja e Kuvendit të Republikës së Kosovës (kryeparlamentari Krasniqi dhe anëtarët e Kryesisë) ka pasur sot me delegacionin parlamentar nga Estonia, i prirë nga z. Hannes Astok, në të cilin merrnin pjesë edhe anëtarët e Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, është biseduar për zhvillimet në Kosovë pas pavarësisë së vendit dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë të të dyja vendeve, të cilat, siç u tha në takim, kanë histori të ngjashme por edhe synime të njëjta demokratike.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit parlamentar nga Estonia, ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për Kosovën dhe sidomos për njohjen, nga të parat vende të shtetit të pavarur të Kosovës. Krasniqi në vazhdim ka folur për konstituimin e mekanizmave punues dhe për punën e madhe që po bëhet për miratimin e ligjeve, rreth 40 sish për një fazë shumë të shkurtër, nëntë nga të cilat burojnë nga Pakoja e Ahtisarit. Ai theksoi se brenda pak ditësh do të miratohet edhe Kushtetuta e vendit, e cila vë bazamentin e shtetit demokratik të Kosovës, me të gjitha garancitë për zhvillimin e papenguar të të gjithë qytetarëve të saj, e sidomos të minoriteteve.
Kryesuesi i delegacionit parlamentar nga Estonia, Hannes Astok, ua uroi kuvendarëve të Kosovës pavarësinë e vendit dhe u shpreh se në Estoni është pritur me interesim dhe gëzim të madh Deklarata e pavarësisë së Kosovës. Ai ka theksuar se Komiteti i Miqësisë Estoni- Kosovës, anëtarë të të cilit janë ai dhe anëtarët tjerë të delegacionit, pas pavarësisë së Kosovës do të zgjerohet edhe më. Jemi në një fazë të rëndësishme të tranzicionit dhe duam që bashkë me Kosovën dhe vendet e tjera të ndërtojmë një Evropë prosperuese, ka thënë Astok. Ai ka premtuar se Estonia do ta mbështesë Kosovën në shumë plane dhe do të vazhdojë të bëjë avokatin e saj për njohjen edhe nga vendet e tjera.
Anëtari i kryesisë, Sabri Hamiti, ka shprehur konsidera për shtetin e Estonisë, duke shfaqur bindjen se Kosova ka nevojë për shumë përkrahje dhe shfaqur dëshirën që vendi ynë ta kalojë po aq shpejt rrugën për në integrimet europiane dhe euro-atlantike, siç e ka kaluar Estonia. Për këtë rrugë edhe kemi një konsensus në kuvendin e Kosovës, ka theksuar ai.
Botës ia kemi dëshmuar se e duam dhe e meritojmë pavarësinë, ka theksuar anëtari tjetër i Kryesisë, Xhavit Haliti, i cili ka vlerësuar sukseset e Estonisë për tu bërë anëtare e UE-së dhe NATO-s. Ai i ka garantuar parlamentarët estonezë se pavarësia e vendit do të jetë e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe për vendet fqinje të saj. Ndërkaq, ka shfaqur kënaqësinë se në Kosovë janë të pranishme UE-ja dhe SHBA-të.
Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Dragisha Miriq, e ka përshëndetur vizitën e delegacionit estonez dhe i ka dëshiruar atij qëndrim të këndshëm në Kosovë.
Edhe anëtarët e tjerë të delegacionit parlamentar estonez, Mart Nutt, Tovi Roivas dhe Jaanus Marrandi, kanë shfaqur kënaqësinë e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe janë angazhuar për bashkëpunim të ndërsjellë për shumë fusha të jetës, sidomos në planin e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve estoneze në Kosovë.