Lajmet e fundit
Nga punimet e ditës së pestë të seancës plenare të Kuvendit
, 03.03.2008
Në ditën e pestë dhe të fundit të seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, janë shqyrtuar dhe janë miratuar në parim tri projektligje.
Projektligjin për taksën e vendosjes e ka prezantuar para deputetëve ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, prezantimin e Projektligjit për tokën ndërtimore, privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtim e ka bërë zëvendëskryeministri, Hajredin Kuqi, ndërkaq, Projektligjin për Inspektoratin e Bujqësisë, i autorizuar nga Qeveria e Kosovës, e ka prezantuar ministri i Pushtetit Lokal, Arsim Bajrami.
Seanca i ka autorizuar komisionet kryesore dhe ato funksionale që deri në shqyrtimin e dytë t’i amendamentojnë këto projektligje.
Me miratimin e këtyre tri projektligjeve ka përfunduar seanca njëjavore e punës së Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës janë shqyrtuar për herë të parë dhe janë miratuar në parim 26 projektligje.