Lajmet e fundit

Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale

, 04.03.2008




Sot, Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të cilin e kryesoi kryetari i Komisionit, z. Sadik Idrizi, mbajti mbledhjen e rregullt në të cilin, pikë kryesore e rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i planit dhe programit të këtij Komisioni, për vitin 2008.

Në mbledhjen e përmendur, duke folur lidhur me Planin dhe programin e këtij Komisioni, për periudhën e përmendur, u tha se plani dhe programi i theksuar në veti përmban, krahas procedimit dhe pranimit në shqyrtim të Projektligjeve të ndryshme të rëndësisë vitale, para së gjithash, atyre projektligjeve të cilat dalin nga Pakoja e Ahtisarit, ka për qëllim organizimin e takimeve, si me institucionet e Kosovës, para së gjithash me kompetentët nga Ministria e Shëndetësisë dhe me institucionet tjera, si p.sh. me përfaqësuesit e USAID-it, NDI-së si dhe AER-it.

Krahas kësaj, Komisioni do të shqyrtojw disa projektligje vitale nga fusha e tij, siç është Projektligji për inspektoratin e punës, Projektligji për skemën e ndihmave sociale, Projektligji për kompensimin material për personat me aftësi të kufizuara, për aftësimin profesional dhe për punësimin e tyre, Projektligjin për punë, Projektligjin për sigurimin pensional dhe invalidorë si dhe Projektligjin për punësimin e nënshtetasve të huaj. Njëkohësisht, ky Komision, brenda kornizave dhe të kompetencave të veta do të monitorojw edhe zbatimin e ligjeve të caktuara, si në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, po ashtu edhe në institucionet tjera sociale dhe shëndetësore.

Në rrjedhshmëri të Planit dhe programit për vitin vijues, anëtarët e Komisionit do të vizitojnë, brenda kornizave të vizitave të punës, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, si dhe institucione të shumta shëndetësore dhe sociale.

Në fund të kësaj mbledhjeje të rregullt, anëtarët e Komisionit, krahas disa ndryshimeve dhe plotësimeve, miratuan Planin dhe programin e punës së Komisionit për vitin 2008.
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale