Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për legjislacion dhe Gjyqësi
, 04.03.2008
Komisioni Parlamentar për legjislacion dhe Gjyqësi, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për herë të dytë shqyrtoi propozimi i fushë-veprimit të Komisionit, i cili me plotësimet e anëtarëve të komisionit pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme të komisionit.
Në po këtë mbledhje Komisioni Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi miratoi plani e tij të punës për vitin 2008, konform strategjisë legjislative të Qeverisë së Kosovës.
Komisioni ka shqyrtuar edhe propozimin Rregullores së punës së Komisionit, i përgatitur nga NDI-a, të cilin e ka prezantuar Reshit Gashi, asistenti ligjor i këtij Instituti Amerikan. Pas shqyrtimit dhe plotësimit të kësaj rregulloreje, komisioni Legjislativ ka vendosur që këtë propozimregullore t’ia kalojë Kryesisë së Kuvendit për miratim si Rregullore të punës së të gjitha komisioneve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Komisioni sot ka shqyrtuar edhe Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Kodit të përkohshëm Penal të Kosovës, kurse ka i caktuar referuesit për shqyrtimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës dhe për Projektligjin për plotësimin e Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale.