Lajmet e fundit
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 05.03.2008
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, që e kryesonte nënkryetarja e parë e Komisionit, zonja Sanije Alijaj, ka mbajtur sot mbledhjen konstituive në të cilën përveç njohjes reciproke të anëtarëve të Komisionit, në rend dite kishte edhe fushëveprimin e këtij komisioni.
Në këtë mbledhje përveç të tjerash është vendosur që sipas mundësisë mbledhjet e rregullta të Komisionit të mbahen dy herë brenda muajit. U mor qëndrim që gjatë kësaj jave kryetari, dy nënkryetarët dhe koordinatori i Komisionit si dhe përfaqësuesi i OSBE-së, që është i ngarkuar për të përcjellë punën e këtij komisioni, të mbajnë një mbledhje të përbashkët në të cilën do të përgatisin Planprogramin tremujor të punës së këtij komisioni, i cili më pastaj do të miratohej në mbledhjen e ardhshme të Komisionit.