Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 06.03.2008
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Gani Koci, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Raportin e Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik mbi aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë për vitin 2007, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik .Me këtë rast u tha se me Ligjin e tashëm të prokurimit janë thjeshtuar disa procedura të prokurimit,sidomos kur është fjala për shkurtimin e afateve të prokurimit, të cilat ishin pengesë për të kryer me kohë projektet. Anëtarët e Komisionit zhvilluan një debat të thelluar ndaj këtij Raporti, duke bërë edhe disa vërejtje sa i përket hartimit dhe përmbajtjes së tij. Shih për këtë ata bënë edhe disa rekomandime. Në këtë frymë ata rekomanduan që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të ndërmarrin veprime konkrete edhe për formimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Pas vërejtjeve dhe rekomandimeve Komisioni përkrahu procedimin e mëtejmë të këtij Raporti në Kuvendin e Kosovës.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parasë.
Në vazhdim të mbledhjes Komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parasë.