Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës Greke në Prishtinë Kanellos

, 06.03.2008




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës shefin Zyrës Greke në Prishtinë, z.Nicolaos Kanellos, të cilin e ka falënderuar për punën e mirë që ka në Prishtinë për kultivimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve.

Duke qenë vend i Unionit Evropian, Greqia ka qenë e inkuadruar në të gjitha politikat e Unionit Evropian për Kosovë, ka theksuar Krasniqi, i cili është shprehur optimist se kështu do të veprohet edhe në të ardhmen.

Shefi i Zyrës Greke në Prishtinë, z.Nicolaos Kanellos, ka shprehur kënaqësinë për këtë takim para largimit të tij pas tri vitesh pune të suksesshme në Prishtinë në mision të njohjes së Kosovës dhe afrimit të dy popujve dhe të dy vendeve tona dhe ka shtuar se po largohet me përshtypjet më të mira për popullin e Kosovës. Ai i ka quajtur përvojë të mirë diplomatike tri vitet e kaluara,për të cilën kohë janë krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe, kësisoj kemi hapur rrugën për krijimin e marrëdhënieve edhe më tumira. Kanellos është shprehur optimist se ka shumë hapësirë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira kulturore, politike dh ekonomike, në mënyrë që të gjithë të bëhemi familje evropiane, çfarë edhe jemi.

Greqia ka punuar dhe vazhdon të punojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit, prandaj gjithë rajonit aktualisht i duhet siguri dhe zhvillim, një ambient pa luftëra dhe konflikte, ka theksuar Kanellos.

Kryeparlamentari Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimi me Parlamentin e Greqisë duke theksuar edhe ky bashkëpunim do të bazohet në raporte të reja.

Pas përfundimit të takimit, gazetarët i kanë bërë pyetje të shumta shefit të Zyrës greke në largim, Kanellos, lidhur me vonesën e Greqisë për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës.
Kryeparlamntari Krasniqi priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës Greke në Prishtinë Kanellos