Lajmet e fundit
Dy përfaqësues të Kuvendit të Kosovës morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Lubjanë
, 06.03.2008
Në Konferencën ndërkombëtare në Lubjanë, në temën “2008: vit vendimtar për Ballkanin perëndimor”, në mesin e 200 zyrtarë të lartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve anëtare të Unionit Evropian, kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e nga Parlamenti i Kuvendi i Republikës së Kosovës: znj.Zylfije Hundozi , kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane dhe Xhezair Murat, nënkryetar i komisionit.
Gjatë diskutimeve vëmendje të posaçme i është kushtuar stabilitetit në Ballkanin Perëndimor pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Shumica e folësve, në mesin e të cilëve ishin politikanë eminent, sociologë, politikologë dhe analistë politik, kanë dhënë mendime pozitive duke thëne se pavarësimi i Kosovës paraqet një hap përpara për stabilizimin e situatës së sigurisë, asaj ekonomike dhe sociale në këtë pjesë të Evropës.
Konferenca është zhvilluar në katër sesione, kurse në njërin prej sesionve me titull “ Ballkani Perëndimor pas pavarësimit të Kosovës” ekspozenë e ka paraqitur përfaqësuesja e Kosovës, znj Zylfije Hundozi, e cila ekspoze është mirëpritur nga shumë pjesëmarrës dhe ka ngjallur një debat të gjallë dhe të frytshëm. Në ekspoze është paraqitur qëndrimi pozitiv i shtetit të Kosovës për bashkëpunim regjional dhe integrimet Evropiane.
Pyetjet e pjesëmarrësve janë përqendruar kryesisht për realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe vizionin e kosovarëve për të ardhmen e regjionit, gjegjësisht marrëdhëniet me fqinjët, sidomos me Serbinë dhe Shqipërinë.
Në pyetjet e shumta për respektimin e të drejtave të njeriut, gjegjësisht të pakicave e sidomos asaj serbe në shtetin e ardhshëm të Kosovës pjesëmarrësit janë njoftuar për ligjet të cilat kanë dalë nga Plani i Ahtisarit e që kanë të bëjnë me të drejtat e minoriteteve.
Anëtari i Kryesisësë Kuvendit të Kosovës, dhe nënkryetar i Komisionit për Integrime Evropiane, Xhezair Murat, në diskutimin e vet ka treguar se minoritet në Kosovë gëzojnë të drejta të barabarta dhe nuk dallohen në asnjë mënyrë nga popullata shumicë, përkundrazi janë të privilegjuar dhe tregoi për gatishmërinë e që kanë për pjesëmarrjen në hartimin e ligjeve nga Pakoja e Ahtisarit dhe që serbët në Kosovë janë peng të premtimeve të dhëna nga ana e qeverisë në Beograd që i çojnë ata drejt izolimit të mëtejmë.
Parlamentarët kosovarë, pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare në Lubjanë, shprehen të bindur se vizita në Slloveni është një kontribut shtesë për përkrahje më të madhe Republikës së Kosovës drejt rrugës së saj në Bashkimin Evropian.