Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryeparlamentaren Topalli dhe tërë popullin shqiptar
, 06.03.2008
Me rastin e tragjedisë së rëndë që ndodhi në Liqenin e Farkës në Shqipëri, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi sot një telegram ngushëllimi Zonjës Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. “Me dhembje të thellë mësuam kumtin tronditës për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Liqenin e Farkës në Shqipëri, ku humbën jetën gjashtëmbëdhjetë qytetarë. Duke marrë pjesë edhe ne në këtë dhembje, ju lutem shkëlqesi, të pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për Ju, për familjet Osmani, Hysa, Spahiu, Blamo e Dibra, që humbën familjarët e tyre në këtë fatkeqësi”, theksohet në këtë telegram.
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllimet e tij ia shprehu kryeparlamentares edhe nëpërmjet telefonit, duke ngushëlluar njëkohësisht edhe tërë popullin e Shqipërisë për këtë fatkeqësi të rëndë pikëlluese.