Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefin e Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, z. Lukas Beglinger
, 10.03.2008
Kosova i shpreh mirënjohje Zvicrës për kontributin e madh që ka dhënë në zhvillimin e të gjitha proceseve në Kosovë, sidomos në mbështetjen e pavarësisë së vendit tonë. Kjo ishte kryefjala e takimit të përzemërt të kryetarit të Kuvendit të Kosovës me shefin e Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, z. Lukas Beglinger.
Në prononcimin para medieve , kryeparlamentari Krasniqi theksoi se Kosova e falënderon shtetin zviceran për mbështetjen që jep , si në proceset politike, ashtu edhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës, me donacionet që ka ofruar. Zvicra, theksoi kryeparlamentari Krasniqi , ishte ndër vendet e para që përmendi pavarësinë e Kosovës, dhe që e ka pranuar shtetin e pavarur e sovran të Kosovës. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi të gjerë , sidomos në lëmin ndërparlamentar, pritet që së shpejti Kosovën ta vizitojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Zvicrës , e cila ka kontribuar shumë për përshpejtimin njohjes së pavarësisë së Kosovës , si dhe një delegacion parlamentar, që do të reflektohet pozitivisht në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Parlamentit të Zvicrës dhe atij të Kosovës.
Edhe shefi Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, z. Lukas Beglinger, u angazhua për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar ndërmjet dy shteteve. Ndërkaq, duke folur për segmentet tjera të bashkëpunimit ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës, z. Beglinger tha se ndihma e institucioneve të Zvicrës nuk do të mungojë as në lëmin e universitar dhe posaçërisht në fushën e arsimit të mesëm profesional. Zvicra do të ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e dialogut afrimit ndëretnik. Z. Beglinger shprehu edhe kënaqësinë që Kosova po lë prapa të kaluarën, duke iu kthyer të ardhmes prosperuese.