Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 10.03.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka vendosur që seancën e rregullt të punës së Kuvendit ta mbajë më 14 mars të këtij viti dhe e ka miratuar rendin e ditës për seancë.
Kryesia fillimisht ka shqyrtuar propozimin e kryetarit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe të kryeministrit, Hashim Thaçi, për marrjen e vendimit për shpalljen e konkursit për Himnin e Republikës së Kosovës. Pas shqyrtimit me themel të çështjes, për shkaqe të precizitetit për kushtet e konkursit dhe nivelit profesional të Komisionit përzgjedhës të Himnit, Kryesia e ka parë të nevojshme një takim me Qeverinë e Kosovës, pas të cilit, nesër, Kryesia pritet të vendosë për shpalljen e konkursit.
Kryesia në këtë mbledhje ka shqyrtuar propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e drejtorit të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës, të cilën çështje do ta shtrojë edhe në seancën plenare të 14 marsit, sikurse edhe propozimin e Qeverisë për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave. Duke debatuar në këtë temë anëtarët e Kryesisë kanë vlerësuar se në këtë projekt madhor duhet të përfshihet Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Arkivi i Kosovës.
Në këtë mbledhje është vendosur që në seancën e radhës të shtrohet edhe kërkesa e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për shqyrtimin e Rekomandimit për emërimin e dy anëtarëve të Këshillit në Komisionin e Pavarur të Medieve. Kryesia, ndërkaq, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve për financimin e partive politike të përfaqësuara në Kuvend dhe të grupeve parlamentare për vitin 2008 (sipas ulëseve të fituara në Kuvendin e Kosovës), siç ishte edhe rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa.
Kryesia ka miratuar gjithashtu Raportin për shpenzimet e buxhetit të Kuvendit për vitin 2007, sipas të cilit, për shkak të menaxhimit më racional të shpenzimeve, janë kursyer mjete të konsiderueshme financiare, krahasuar me një vit më parë. Kryesia, ndërkaq, ka vendosur që në një mbledhje të veçantë të saj të analizojë çështjen e Qendrës Administrative-Protokollare në Gërmi, për të cilën seanca plenare pati vendosur që të vazhdojnë punimet, ndërkohë që kryesi i punimeve i ka ndërprerë ato, kurse çështja ka kaluar në gjykatë.
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, i cili e ka njoftuar Kryesinë se janë gati dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit, kurse Kryesia e ka garantuar Qeverinë se brenda dyzetekatër orëve kur të arrijnë në Kuvend, ato do të miratohen.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka shqyrtuar edhe çështje të tjera të organizimit dhe mirëfunksionimit të Kuvendit.