Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
, 11.03.2008
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare, ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Himnin e Kosovës. Konkursi do të shpallet në shtypin ditor të Kosovës dhe mediumet elektronike, kurse afati konkurrimit për himnin e Kosovës do të zgjasë 20 ditë nga dita e shpalljes.
Kryesia ka vendosur që nesër , në orën 14:00, të thërrasë seancën plenare të Kuvendit për të shqyrtuar për herë të parë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit: Projektligjin për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, atë për Ministrinë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atë për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për të drejtat komuniteteve dhe pjesëtarët e tyre, atë për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i vitit 2008, Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal, atë për Aviacionin Civil, Projektligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe atë për Kompetencat, përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë.
Një ditë më vonë, ndërkaq, këto projektligje do të kalojnë edhe shqyrtimin e dytë, konform procedurës së përshpejtuar për miratimin e ligjeve nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit.