Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 11.03.2008
Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, e cila drejtohej nga Sabri Hamiti, kryetar i Komisionit, i ishte kushtuar hapave të deritashëm që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe veprimeve institucionale që duhet ndërmarrë për avancimin e diplomacisë së Kosovës: Në këtë mbledhje ishte ftuar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili para anëtarëve të komisionit raportoi për politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës.
Ndër objektivat e Qeverisë, në planin e politikave të jashtme të saj, Kuçi ka theksuar krijimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, për çka ka pohuar se po bëhen përgatitjet e duhura, përfshirë edhe përgatitjen e stafit për këtë ministri. (Projektligji për këtë MPJ-në do të shqyrtohet në seancën e nesërme). Ai është shprehur se Qeveria pret që gjatë këtij viti Kosovën ta njohin mbi njëqind shtete, kurse brenda pak ditësh shtetin e Kosovës do ta njohin shumica e vendeve të Konferencës Islamike. Brenda këtij viti, ka thënë ai, Kosova synon të hapë rreth njëzet përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës.
Ndër objektivat të tjera të Qeverisë në planin e politikës së jashtme, Kuçi ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në mekanizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si: në Fondin Monetar Ndërkombëtar,në Bankën Botërore etj., si dhe përgatitjet për anëtarësim në UE, në NATO dhe në OKB.
Vëmendje të veçantë, ka theksuar Kuçi, Qeveria i jep komunikimit të rregullt dhe krijimit të besimit të ndërsjellë me Grupin Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën (me seli në Vjenë), i cili jep fuqi Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë.
Zëvendskryeministri Kuçi ka folur edhe për koordinimin e politikave të jashtme me kryetarin e Kosovës dhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, duke sugjeruar edhe krijimin e një Këshilli (ndërinstitucional) për politika të jashtme.
Anëtarët e Komisionit i kanë shtruar pyetje të shumta zëvendëskryeministrit Kuçi, të cilave u është përgjigjur me argumente shtesë, ndërkaq ka dominuar bindja se marrja e kompetencave të plota në këtë sferë të rëndësishme, e cila ishte e rezervuar prej shumë kohe, duhet shfrytëzuar me mençuri dhe profesionalizëm për avancimin e politikës së Kosovës në plan ndërkombëtar.
Kryetari i Komisionit, Sabri Hamiti, por edhe anëtarët e tjerë e kanë vlerësuar raportimin përmbajtjesor të z.Kuçi dhe e kanë quajtur të vlefshme edhe këtë formë të kontrollit parlamentar ndaj politikave të Qeverisë.