Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
, 12.03.2008
Sot, u mbajt mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri të Kuvendit të Kosovës, nën drejtimin e Rrustem Mustafës, kryetar i Komisionit. Në fillim të mbledhjes Komisioni shqyrtoi Raportin nga trajnimi i komisionit, organizuar nga ana e OSBE-së. Me këtë rast u tha se edhe në të ardhmen do të bashkëpunohet me OSBE-në, për të avancuar edhe më tej punën e Komisionit. Anëtarët e Komisionit pastaj shqyrtuan dhe miratuan Planprogramin e punës për këtë vit , të cilin e vlerësuan mjaft të mirë dhe shkoqitës. Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri filloi edhe shqyrtimin e Projektligjit për përdorimin Civil të eksplozivëve, i cili tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Anëtarët e Komisionit u morën vesh edhe për mënyrën e amendamentimit të këtij Projektligji.