Lajmet e fundit
Nga seanca plenare e Kuvendit
, 12.03.2008
Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar për herë të parë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para deputetëve ka prezantuar: Projektligjin për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, atë për Ministrinë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, atë për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për të Drejtat r Komuniteteve dhe Pjesëtarët e tyre.
Projektligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i vitit 2008, dhe Projektligjin për Financat e Pushtetit Lokal, i ka prezantuar ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, kurse Projektligjin për Aviacionin Civil e ka prezantuar ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, ndërkaq, i ka prezantuar Projektligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe atë për Kompetencat, përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë.
Të dhjetë projektligjet sot janë miratuar në parim, kurse në seancën e nesërme këto projektligje do të nxirren edhe për shqyrtim të dytë. Komisioni ad-hoc për shqyrtimin e projektligjeve nga pakoja e Ahtisarit do t’i shqyrtojë ato deri në seancën e së enjtes dhe eventualisht t’i amendamentojë ato.