Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti presidenten e Projektit për Marrëdhënie Etnike, znj.Livia Plaks
, 13.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me presidenten e Projektit për Marrëdhënie Etnike nga SHBA, znj.Livia Plaks. Me këtë rast temë themelore ishin çështjet e dialogut ndëretnik dhe pjesëmarrjes së serbëve në institucionet e Kosovës . Përkitazi me këtë u tha se kjo çështje ka qenë dhe është e ndërlikuar, nga shkaku se sistemi i vjetër ka lënë probleme. Nga 17 shkurti deputetët serbë nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, si pasojë e ndikimit që vjen nga qarqet udhëheqëse të Beogradit. Mirëpo, kryeparlamentari Jakup Krasniqi shprehu besimin se deputetët serbë do të kthehen në institucione. Ai tha se kemi mbajtur kontakte me anëtarin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga radhët e SLS-së. Ndihma e Projektit në vendosjen e dialogut ndëretnik është e mirëpritur , tha në vijim kryeparlamentari Krasniqi. Ndërkaq, kur është fjala për të drejtat e minoriteteve, ato me ligjet e Kosovës janë të garantuara sipas standardeve më të lartë evropiane. Në këtë frymë pozitivisht do të reflektohen edhe ligjet që po i miraton këto ditë Kuvendi i Republikës së Kosovës. Në periudhën pas pavarësisë tashmë janë aprovuar 28 ligje në procedurë të rregullt, si dhe 9 ligje nga Pakoja Gjithëpërfshirës e Ahtiasrit, ndërkaq, në seancën e sotme pritet të aprovohen edhe 10 projektligje nga kjo Pako.
Presidentja e Projektit për Marrëdhënie Etnike, znj.Livia Plaks premtoi se do të angazhohet për një dialog sa më frytdhënës me serbët. Ajo tha se do t’ ua bëjmë me dije deputetëve serbë se vendimet merren ne Kuvend, ndaj ata duhet të kthehen për të vepruar aty bashkë me deputetët tjerë. Në funksion të afrimit me komunitetet do të organizojmë edhe trajnime rajonale, theksoi znj.Livia Plaks.