Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e KKAFZHK-së
, 13.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur edhe përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës (KKAFZHK), kryesuar nga z.Haki Kasumi dhe ka ndarë shqetësimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, fati i shumë nga të cilët edhe tetë vjet pas luftës ende nuk është ndriçuar.
Kryesuesi i Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Haki Kosumi dhe përfaqësuesit e tjerë të KKAFZHK-së kanë ngritur një varg çështjesh që kanë të bëjnë me një përkushtim më të madh shoqëror dhe institucional për çështjen e personave të zhdukur dhe të pagjetur, si dhe për familjarët e tyre që vazhdojnë të jetojnë me trauma. Ai ka shprehur bindjen se institucionet e reja të Kosovës do të tregojnë përgjegjësi më të lartë se ato të shkuarat për të zhdukurit dhe familjarët e tyre. Përfaqësuesit e KKAFZHK-së, me këtë rast kanë shtruar edhe çështjen e miratimit të një ligji të veçantë për këtë kategori të shoqërisë sonë që ka sakrifikuar shumë.
Ne si Kuvend do të përpiqemi t’i kryejmë detyrat dhe obligimet tona ndaj të gjithë qytetarëve tanë, u ka premtuar kryeparlamentari Krasniqi përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës. Ai ka theksuar se do të bisedojë edhe me Qeverinë për të krijuar hapësirë dhe kushte të reja edhe për Këshillin edhe për të ndihmuar familjet që u janë vrarë ose u janë zhdukur familjarët. Sa i përket miratimit të veçantë të një ligji për këtë kategori shoqërore, ai ka thënë se nëse një ligj i tillë vjen në Kuvend nga Qeveria, ai gjithsesi do të miratohet.