Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryesuesin e Misionit EULEX, De Kermabon
, 13.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot kryesuesin e Misionit EULEX, në Kosovë,Yves De Kermabon dhe ka biseduar me të për rolin dhe përmasat e Misionit EULEX në Kosovë, shumë të rëndësishëm për forcimin demokracisë e të sigurisë dhe për funksionimin e shteti ligjor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe njohjes nga një varg shtetesh të fuqishme të botës.
Duke i uruar mirëseardhje në detyrën e tij të re në Kosovës dhe suksese në krye të Misionit EULEX, kryeparlamentari Krasniqi shprehu kënaqësinë që në krye të një misioni kaq të rëndësishëm të Unionit Evropian në Kosovë, vjen njeriu i dëshmuar, i cili e njeh mirë situatën politike dhe të sigurisë në Kosovës. Krasniqi ka uruar që Misioni EULEX të vendoset dhe të veprojë në gjithë territorin e Kosovës dhe t’i arrijë objektivat e parapara. Ai i ka premtuar z. De Kermabon angazhimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar gjithë rregullativën e nevojshme për të vepruar EULEX-i në mënyrë të suksesshme në Kosovë.
Kryesuesi i Misionit EULEX, në Kosovë, Yves De Kermabon, ka shprehur kënaqësinë që prapë ndodhet në një detyrë të rëndësishme në Kosovë, për të ndihmuar funksionimin e shtetit demokratik dhe shumetnik të Kosovës. Ai, me këtë rast, ka shpjeguar se do të angazhohet fuqishëm për të luftuar krimin e organizuar, për të ngritur sigurinë ë Kosovë dhe për të krijuar rrethana të volitshme për funksionimin e shtetit ligjor. De Kermabon është shprehur i bindur se EULEX do të funksionojë në tërë territorin e Kosovës, duke përçuar mesazhe tek të gjithë qytetarët e Kosovës se Misioni i Unionit Evropian është për të mirë të tyre.
Ai ka pohuar se EULEX-i do të monitorojë institucionet e Kosovës, por edhe do të bashkëpunojë ngushtësisht me to për të siguruar paqe, stabilitet dhe përparim gjithëpërfshirës të shoqërisë së Kosovës.