Lajmet e fundit

Nga seanca plenare e Kuvendit

, 13.03.2008




Kuvendi i Republikës së Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka shqyrtuar për herë të dytë dhe ka miratuar dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit.

Fillimisht kryetari i Komisionit ad-hoc për shqyrtimin e këtyre projektligjeve, Fehmi Mujota, paraqiti raportim me vërejtje dhe amendamente, për këto projektligje. Pastaj shefat e grupeve parlamentare u kanë dhënë mbështetje dhjetë projektligjeve nga Pakoja e Ahtisarit bashkë me vërejtjet dhe amendamentet e Komisionit ad-hoc, kurse në fund edhe janë miratuar: Ligji për Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës, ai për Ministrinë e Forcës se Sigurisë së Kosovës, Ligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Ligji për të Drejtat r Komuniteteve dhe Pjesëtarët e tyre, ai për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i vitit 2008, Ligji për Financat e Pushtetit Lokal, Ligji për Aviacionin Civil, Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, dhe ai për Kompetencat, përzgjedhjen dhe caktimin e lëndëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it në Kosovë.

Këto dhjetë ligje, bashkë me nëntë të tjerat të miratuara kohë më parë (nga Pakoja e Ahtisarit) dhe rreth pesëmbëdhjetë të tjera që pritet të miratohen, do të hyjnë në fuqi pas miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës
Nga seanca plenare e Kuvendit