Lajmet e fundit
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione
, 12.03.2008
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione nën kryesinë e kryetarit Ismet Beqiri, mbajti sot mbledhje të rregullt në të cilën pika kryesore e rendit të ditës ishte takimi me ushtruesin e detyrës së Avokatit të Popullit të Republikës së Kosovës, z. Hilmi Jashari.
Në mbledhjen e cekur, duke folur për zyrën e Avokatit të Popullit, z. Hilmi Jashari, tha se kjo zyrë është mekanizëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe se për këtë shkak duhet të kemi bashkëpunim shumë më të ngushtë në të gjitha fushat. Në vazhdim, z. Jashari theksoi se Zyra e Avokatit të Popullit e Republikës së Kosovës në tre muajt e fundit i ka përgatitur dy raporte nga lëmi i të drejtave të njeriut dhe se ato raporte nuk ishin në rend dite në Kuvendin e Kosovës dhe për to nuk është diskutuar fare. Për këtë shkak në punën e mëtejme të Kuvendit të Kosovës duhet të bëhen ndryshime, me qëllim që propozimet e Zyrës së Avokatit të Popullit të merren në shqyrtim.
Z. Jashari në fjalën e tij tha se është takuar me më shumë se 3.000 qytetarë të Kosovës, shumica e të cilëve ka ankesa në punën e organeve gjyqësore dhe në punën e zyrtarëve qendrorë dhe komunalë. Në Kosovë, krahas ankesave për këto shërbime, qytetarët ankohen edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, meqë ka shumë shembuj të shkeljes së të drejtave të njeriut në lëmin e të drejtave të të burgosurve, të të drejtave të grave dhe të fëmijëve. Në fund të fjalës së vet, z. Jashari theksoi se për promovimin e Republikës së Kosovës si shtet i lirë dhe demokratik, që nuk i shkel të drejtat e asnjë qytetari, bashkëpunimi ndërmjet Zyrës së Avokatit të Popullit dhe Komisionit, me Kuvendin e Kosovës në tërësi do të ishte shumë i dobishëm dhe në të ardhmen do të ishte mirë të thellohet edhe më shumë.
Në vazhdim të mbledhjes anëtarët e Komisionit u pajtuan që sa më parë të zgjidhet Avokati i Popullit i Kosovës dhe të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komisionit dhe Zyrës së Avokatit të Popullit në të gjithë lëmenjtë, veçanërisht në lëmin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.