Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
, 14.03.2008
Rishqyrtimi i kërkesës së TV Mitrovica pas ndalimit të emetimit të programit të tij nga ana e Bordit të KPM-së, me arsyetim se ky televizion nuk iu ka përmbajtur licencës, sa i përket hapësirës emetuese, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media të Kuvendit të Republikës së Kosovës , të cilën e kryesoi Esad Brajshori, kryetar i Komisionit. Pasi kishin shqyrtuar materialet rreth kësaj çështjeje , anëtarët e Komisionit ishin të mendimit se Këshilli i Pavarur për Media rreth këtij rasti kishte qasje selektive, madje masa e ndërmarrë ishte tepër e ashpër,duke shkelur edhe Ligjin.
Në këtë frymë Komisioni rekomandoi që TV Mitrovicës t’ i kthehen licenca dhe pajisjet për të mundësuar rifillimin e programit.
Komisioni në vijim aprovoi edhe Planin e vet të punës për këtë vit.
Në këtë frymë Komisioni rekomandoi që TV Mitrovicës t’ i kthehen licenca dhe pajisjet për të mundësuar rifillimin e programit.
Komisioni në vijim aprovoi edhe Planin e vet të punës për këtë vit.